Familja e një britaniko-iraniani i dënuar me vdekje i tha BBC-së në gjuhën persiane se autoritetet janë duke u përgatitur për ekzekutimin e tij.
Gruaja e Alireza Akbarit, Maryam, tha se një zyrtar i ka kërkuar asaj që të shkonte në burgun ku ai po qëndron në Teheran për takimin e fundit. Ai është transferuar edhe në izolim, që nënkupton se së shpejti pritet ekzekutimi i tij.
Ish-zëvendësministri i mbrojtjes i Iranit u arrestua në vitin 2019 dhe u akuzua për spiunazh për Britaninë e Madhe, akuza të cilat ai i mohoi. Më vonë ai u dënua me vdekje nga një Gjykatë Revolucionare në Teheran./UBTNews/