Ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me vdekjen e ish-zyrtarit të Doganës së Kosovës, Luan Berisha, i cili u gjet pa shenja jete në oborrin e Doganës në prill të këtij viti, ka reagua familja e të ndjerit.
Familja e Berishës nëpërmjet një reagimi për medie e kanë cilësuar të dëmshme e joprofesionale deklaratën e ministrit Sveçla, që të hënën u dëgjua të thotë “vetëvrasje” pak minuta pasi e motra e Berishës u kërkoi krerëve të shtetit zbardhjen e rastit.
Në reagim thuhet se deklarime si kjo veçse e komplikojnë dhe vështirësojnë një hetim të drejtë dhe të pandikuar.
“Deklarimet e tilla vetëm sa e komplikojnë dhe e vështirësojnë një hetim të drejtë dhe të pa ndikuar , veçanërisht kur një Ministër merr guxim për të bërë kualifikimin ligjor të një vepre. Kjo është kompetencë ekskluzive e organit të akuzës, përkatësisht e prokurorit të rastit”, thuhet në reagim.