UBT News

Familja Dehari dorëzon kallëzim penal ndaj ish-prokurorit Sylë Hoxha

Familja e aktivistit të ndjerë, Astrit Dehari ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj ish-Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha.

Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i cili njoftoi se kallëzimi penal ka të bëjë me mosveprimet e tij si person zyrtar – Kryeprokuror dhe Prokuror në rastin e hetimit të vrasjes së aktivistit të VV-së.

“Kryeprokurori – Prokurori Sylë Hoxha nuk ndërmorri asnjë veprim të domosdoshëm në kuadër të detyrës së tij zyrtare për të siguruar prova që do të identifikonin vrasësit e Astrit Deharit, urdhërdhënësit për vrasje dhe ata që e fshehen vrasjen e Astritit për më tepër se 4 vite”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Familja e Astrit DEHARIT kërkon drejtësi pa hakmarrje! Ashtu siç premtuam pas Referendumit për VETËVENDOSJE! ne sot po…

Posted by Tomë V. Gashi on Monday, February 15, 2021

Exit mobile version