UBT News

Familja afgane detyrohet ta shesë foshnjën për 500 dollarë për shkak të varfërisë ekstreme

Afganistani po përjeton krizën më të madhe humanitare në botë, e situata u përkeqësua prejse talibanët e morën kontrollin e shtetit në muajin gusht.

Ndihmat ndërkombëtare janë ndalur ndërkohë që bota po debaton se si ta trajtojë çështjen e regjimit të talibanëve.

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se miliona afganë do të vdesin urie në dimër nëse nuk trajtohet me urgjencë çështja e tyre.

Një familje në Afganistan rrëfeu për BBC-në se si u detyruan ta shesin foshnjën e tyre për 500 dollarë për shkak të varfërisë ekstreme.

“Fëmijët tjerë po vdesin nga uria, kështu që u desh ta shisnim vajzën. Si të mos jem e trishtuar? Është vajza ime. Uroj të mos isha e detyruar të bëja këtë”, ka thënë nëna e vajzës.

Kurse babai i saj tha se vajza e saj nuk e di se si do të jetë e ardhmja, por ishin të detyruar të vepronin ashtu.

Vajza e tyre do të qëndrojë te ata derisa të fillojë të ecë. Personi që e bleu ua dha gjysmën e parave. Ai i premtoi familjes se do ta martojë vajzën e tyre me një nga fëmijët e tij./UBTNews

Exit mobile version