UBT News

Familja Ademaj pret drejtësi nga gjykata, ka një lutje për ata që kanë informata

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka treguar se ditëve të fundi janë kontaktuar nga shumë persona të cilët kanë ofruar informacione rreth vrasjes së Liridonës, por i ka lutur ata që të gjitha informacionet që i posedojnë t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me ata si familje.

Ai ka shkruar në Facebook se hetimet ua kanë besuar atyre dhe presin drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.

“Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar ai.

Për vrasjen e Liridona Ademajt është arrestuar bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen, dorasi, si dhe dy persona të tjerë, të cilëve gjykata ua ka caktuar nga një muaj paraburgim.

Exit mobile version