UBT News

Falsifikoi para, arrestohet një 23-vjeçar në Shtime

Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar në Shtime, nën dyshimet për falsifikim të parave.

Sipas raportit të PK-së, i dyshuari më datë 23.01.2021, në rrugën “Adem Jashari” në një pompë derivatesh në Shtime, kishte këmbyer 2 mijë e 500 dollarë amerikan në kundërvlerë prej 2.037,50 euro.

“Pas raportimit të rastit janë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe pas ekzaminimit laboratorik të dollarëve amerikan, kanë rezultuar të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

I dyshuari në prezencë të avokatit ka pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë./UBTNews

Exit mobile version