Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të falsifikimit të parasë në rajonin e Prishtinës.
Sipas raportit të policisë të dy rastet janë nën hetime.
Prishtinë, 16.08.2021-18:22. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i një pompe të derivateve, ka raportuar se nga një person i panjohur ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro qe dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.
Fushë Kosovë, 17.08.2021-15:20. Ankuesja femër kosovare punëtore e një banke, ka raportuar se gjatë kontrollimit të parave në bankomat, ka hasur në 3×100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti nën hetime.