Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të UBT-së, Fakulteti Teknik Dentar në UBT, ka mbajtur aktivitet në kuadër të lëndës Shëndeti Publik dhe Sociologjia.
Tema e këtij aktiviteti me studentët e këtij drejtimi ndërlidhej me aftësitë prezantuese dhe komunikimin, ku studentët për qëllim kishin punimin e një kolazhi për prezantim.
Fokusi ishte në dy çështje kryesore që ndërlidheshin me ndikimin e komunitetit në krijimin e raporteve të shëndosha shoqërore, si dhe në rolin e mediave në promovimin personal dhe profesional.
Studentët e Fakultetit Teknik Dentar në UBT, në kuadër të këtij aktiviteti, krijuan një vepër arti përmes së cilës ata paraqitën mënyrat e tjera krijuese duke përdorur profesionin dhe aftësitë e tyre, teksa në fund u shpërndan edhe mirënjohje për studentët pjesëmarrës.
