Stafi akademik i UBT-së ka mirëpritur studentët e rinj të Fakultetit Studime të Sigurisë dhe Fakultetit Shkenca Politike, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2023/2024 me ç’rast, i njoftuan studentët me kurrikulën dhe programin që do të ndjekin këtë vit akademik.
Në takimin e parë me studentët e rinj, profesorët theksuan edhe njëherë mbështetjen që do të ofrojnë për studentët përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre akademik.
Ky vit akademik pritet të sjellë shumë mundësi për studentët, duke përfshirë leksione të pasura, punë praktike dhe aktivitete shkencore. Fakulteti i Studimeve të Sigurisë dhe ai i Shkenca Politike, janë përkujdesur për të zhvilluar një mjedis të përshtatshëm mësimor dhe për të promovuar njohuritë e thelluara në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikëbërjes.