Studentët e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, në kuadër të lëndës: “Kontabiliteti Financiar dhe Menaxhimi”, me profesoreshën Fidane Spahija-Gjikolli, patën mundësi që të thellojnë edhe më shumë njohuritë e tyre, me një prezantim për kontabilitetin financiar nga Melita Ymeraga.
Menaxherja ekzekutive, njëherit edhe themeluesja e Melita&Partners, Melita Ymeraga, studentëve të Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, iu ka prezantuar softuerin QuickBooks, si dhe detaje të tjera rreth tij që ndërlidhen gjithnjë me kurrikulën që ka zhvilluar ky program studimi.
Si eksperte e certifikuar për Transformim Digjital, Melita Ymeraga, ndau ekspertizën e saj në aspektet e raportimit financiar, aspektin e stokut, si dhe aspektin e sigurisë.
Në fund të këtij prezantimi shumë të frytshëm, menaxherja ekzekutive e Melita&Partners, Melita Ymeraga, iu ka mundësuar disa studentëve të këtij programi që të mund të realizojnë punën praktike në këtë kompani.