UBT News

Fakulteti Sisteme të Informacionit në UBT sinonim i cilësisë akademike dhe inovacionit

Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT është një nga shtyllat kryesore të edukimit teknologjik, i projektuar me kujdes për t’u ofruar studentëve një kombinim të pasur mes njohurive akademike dhe përvojës praktike, duke i përgatitur ata për sfidat dinamike të epokës digjitale. Me një fokus të theksuar në dizajnimin, organizimin dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit, programi synon të zhvillojë profesionistë të aftë që mund të kontribuojnë në mënyrë efektive në sektorin privat, publik dhe atë akademik, duke ndikuar në transformimin e shoqërisë përmes zgjidhjeve të përparuara teknologjike.

Programi akademik i orientuar drejt tregut të punës

Me një program të ndërtuar mbi baza të forta shkencore dhe të orientuar nga kërkesat e tregut, studentët e Sistemeve të Informacionit në UBT aftësohen në dizajnimin, zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit, duke i bërë ata faktorë kyç në proceset vendimmarrëse dhe transformimet digjitale të organizatave moderne. Përmes një kombinimi të ekuilibruar mes ligjëratave akademike, punës praktike dhe bashkëpunimeve me industrinë, studentët përfshihen në projekte të aplikueshme, duke fituar përvojë reale dhe duke zhvilluar aftësitë e tyre për të krijuar zgjidhje të reja teknologjike.

Metodat inovative të mësimdhënies

Një nga pikat më të forta të Fakultetit të Sistemeve të Informacionit në UBT është metodologjia inovative e mësimdhënies, e cila bazohet në një qasje ndërdisiplinore dhe interaktive, duke e bërë procesin akademik tërheqës, dinamik dhe të orientuar drejt praktikës. Studentët përfshihen në ligjërata të mbështetura nga kërkimet akademike bashkëkohore dhe nga ekspertiza e profesorëve me përvojë ndërkombëtare, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë një të kuptuar analitik dhe një mendësi kritike për sfidat dhe mundësitë e teknologjisë së informacionit.

Laboratorë modernë dhe pajisje të avancuara

UBT ka investuar ndjeshëm në ndërtimin e një infrastrukture moderne, duke krijuar laboratorë të pajisur me teknologjitë më të fundit në fushën e sistemeve të informacionit. Këto hapësira inovative ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e aftësive praktike dhe për eksperimentim me zgjidhjet më të reja teknologjike. Laboratori i Sigurisë Kibernetike u mundëson studentëve të hulumtojnë teknikat më të fundit për mbrojtjen e të dhënave dhe për sigurinë e sistemeve të informacionit, ndërsa Laboratori i Zhvillimit të Softuerëve u jep atyre mundësinë të programojnë dhe të krijojnë aplikacione të reja duke përdorur platformat dhe gjuhët më moderne të programimit. Laboratori i GIS dhe Infrastrukturës së të Dhënave Hapësinore, një hapësirë unike ku studentët mësojnë mbi sistemet e informacionit gjeografik dhe analizën e të dhënave hapësinore dhe Laboratori për Simulimin e Sistemeve të Pagesave dhe Tregut Elektronik, vendi ku studentët analizojnë proceset financiare dhe sistemet e pagesave në epokën digjitale.

Bashkëpunimi me industrinë dhe mundësitë e karrierës

Në përpjekje për të garantuar një përgatitje të plotë akademike dhe profesionale, Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT ka ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunimi me kompani dhe institucione lidere në sektorin e teknologjisë, duke i ofruar studentëve mundësi të shumta për punësim dhe angazhim profesional. Përmes këtyre partneriteteve, studentët kanë mundësinë të zhvillojnë përvojë praktike dhe të krijojnë kontakte të rëndësishme me industrinë, duke ndërtuar kështu bazat për një karrierë të suksesshme.

Një ekosistem inovacioni për liderët e së ardhmes

Me një vizion të qartë për të përgatitur udhëheqësit e së ardhmes në fushën e teknologjisë së informacionit, Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT krijon një ambient të pasur akademik ku studentët formohen jo vetëm si profesionistë të aftë, por edhe si inovatorë të cilët do të ndikojnë në transformimin digjital të industrisë dhe të shoqërisë. UBT është ekosistem i dijes dhe inovacionit, ku studentët fuqizohen me njohuritë, aftësitë dhe vizionin e duhur për të qenë protagonistë të zhvillimit teknologjik të së ardhmes.

Programi i Sistemeve të Informacionit në UBT përgatit liderët e së ardhmes në teknologjinë e informacionit, duke kombinuar ekspertizën akademike me përvojën praktike. Studentët tanë janë të gatshëm të ndikojnë në transformimin digjital të industrisë dhe shoqërisë“.
— Prof. Dr. Blerton Abazi, Dekan i Fakultetit të Sistemeve të Informacionit në UBT.

 

Exit mobile version