Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme, para fillimit të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, u organizua një forum shkencor rreth temës: “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në rritjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Në kuadër të këtij forumi shkencor, profesorë të UBT-së, shpjeguan situatën ekonomike në të cilën kanë kaluar vendet e Ballkanit Perëndimor, përgjatë pandemisë COVID-19, si dhe rreth ndikimit të masave të rimëkëmbjes ekonomike nëpër vende të ndryshme.
Ndër të tjera, në këtë forum u diskutua për borxhin publik në vendet e Ballkanit Perëndimor, për deficitin buxhetor 2019/2020 – parashikimi, për (mos)arritjen e produktivitetit të punës në Ballkanin Perëndimor, si dhe për ndikimin e borxhit publik në rritjen ekonomike në vendet evropiane në tranzicion.
Akademia Ndërkombëtare Verore Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, do të karakterizohet me pjesëmarrjen e shumë ekspertëve dhe profesionistëve të huaj të fushës së ekonomisë dhe ndërmarrësisë dhe trajtimin e temave të ndryshme rreth saj.