UBT News

Fakulteti Juridik në UBT organizoi debat rreth zhvillimeve dhe ndryshimeve të nevojshme në legjislacionin civil të Kosovës

Në Parkun Shkenncor Inovativ të UBT-së në Lipjan, Fakulteti Juridik ka zhvilluar një debat të hapur rreth temës: “Zhvillimet dhe ndryshimet e nevojshme në legjislacionin civil në Kosovë”.

Paneli i përbërë nga zyrtari i lartë ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, Isuf Jahmurataj, kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli dhe profesoresha e te drejtës civile në UBT, Jorida Xhafaj, trajtoi zhvillimet e reformës në drejtësi, shtyllën e ndryshimeve legjislative, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me fushën e drejtësisë në vend.

Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë ngjarje patën mundësi të përfitojnë njohuri të reja rreth njohjes së thellë të instituteve, për të cilat u analizuan edhe vështirësitë që krijohen për zbatuesit e ligjit si kontrata paramartesore, martesat e të miturve mbi 16 vjeç, trashëgimi dhe zbatimi i parimit të barabarësisë së trashëgimtarëve, si dhe shprehja e të miturve në proceset gjyqësore.

Exit mobile version