UBT News

Fakulteti Juridik në UBT dhe Instituti IDEAA mbajti workshop rreth shkrimit të publikimeve shkencore

Fakulteti Juridik në UBT dhe Instituti IDEAA, kanë mbajtur një workshop të titulluar: “How to write and publish scientific papers”, përmes së cilit stafi i UBT-së ka komentuar rreth publikimeve shkencore.

Në këtë workshop, profesorët e UBT-së, nën organizimin e institutit IDEAA dhe Fakultetit Juridik kanë shfaqur mendimet e tyre në lidhje me publikimet shkencore dhe shkrimin e tyre, përderisa në fund kanë arritur në konkluzione të përbashkëta rreth tyre.

Pas këtij workshopi, Fakulteti Juridik në UBT dhe Instituti IDEAA, së bashku me stafin e UBT-së, janë pajtuar që të zhvillojnë edhe trajnime të tjera të cilat do t’i shërbejnë zhvillimit të shkencës, përmes zhvillimit dhe njohjes të publikimeve shkencore.

Exit mobile version