Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme që u shënuan për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Fakulteti Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, në bashkëpunim me bendin e UBT-së, të udhëhequr nga profesoresha Ulpiana Aliaj, organizoi një koncert me këngë shqipe.
Në prani të mikut të madh amerikan të shqiptarëve, Christopher Hyland, Presidentit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti, si dhe Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, koncerti nisi me himnin e Kosovës, e më pastaj vazhdoi me këngët e përzgjedhura nga studentët: Ervis Hyseni, Meriton Heta, Arnesa Kadriaj, Diana Mehmetaj, Elvana Prendi, Lavdim Elezi, Anjeza Gashi e Engjull Blaku.
Bendi i UBT-së është bërë nga instrumentistët: Engjull Blaku, Rron Surdulli, Olti Perjuci, Erblin Kadrija, Edion Limani, Dukagjin Muhaxheri dhe Lavdim Elezi.