Në një kohë kur inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë më e pranishme, sistemet mekatronike janë të domosdoshme për zhvillimin e pajisjeve dhe sistemeve të përshtatshme dhe efikase.
Prandaj fusha e mekatronikës po shfaqet si një përzgjedhje e duhur dhe e fuqishme për të ardhmën e teknologjisë. Andaj Universiteti për Biznes dhe Teknologji, UBT, ofron mundësinë që të studiohet në këtë drejtim. Madje mekatronika, së fundmi po është zgjedhje më e shpeshtë nga studentët në krahasim me degët e tjera të inxhnerisë./UBTNews/
Për më shumë informacione ndiqeni storien e realizuar me ligjëruesin Roni Kasemi nga Fakulteti i Mekatronikës në UBT.
Realizoi: Fjolla Gashi