1. Fakt: Puthjet e qenit mund t’ju sëmurin Nëse mendoni se goja e qenve është më e pastër se njerëzve, mendohuni dy herë. Goja e qenve është e mbushur me baktere, ku më kryesorja është salmonela. Këto organizma futen në gojën e një qeni nga ngrënia e ushqimeve të prishura ose kur ai e përdor gjuhën si letër higjienike. Nëpërmjet puthjeve këto mikrobe kalojnë nga qeni tek njeriu, duke i shkaktuar në rastin më të ke diarre.
2. Fakt: Edhe njerëzit mund t’i sëmurin kafshën Nuk është e zakonshme, por ndodh. Gripi H1N1 ka goditur macet dhe qentë, nga kontakti që kanë pasur me të zotët e sëmurë. Në shumicën e rasteve është sëmundje e butë, por ka edhe kafshë që kanë ngordhur, prandaj veterinerët na këshillojnë t’i lajmë duart shpesh dhe t’i ndajmë krevatin e kafshës me të sëmurin. 3.Mit: Macet mund të “vjedhin” frymën e një bebeje. Ky supersticion shkon pas në kohë që në vitet ’70. Kur bebet vdisnin nga një sindromë e papritur e vdekjes foshnjore, njerëzit menjëherë fajësonin ndonjë mace që e shihnin të shtrirë pranë krevatit të fëmijëve. Sot, të gjitha sëmundjet janë të lidhura me atë sindromë, dhe jo me macet.
4.Fakt: Qentë mund të nuhasin hipogliceminë Duket si një nga episodet e filmit Lassie (Lesi), por është e vërtetë. Qentë mund ta kuptojnë kur pronari i tyre diabetik ose një person tjetër ka një rënie drastike të nivelit të sheqerit në gjak, dhe fillojnë ta lëpijnë atë dhe të lehin shumë. Madje disa qen janë stërvitur dhe kanë marrë rolin si qentë e shërbimit diabetik. Nuhatja e tyre për hipogliceminë është korrekte në 90% të rasteve.
5. Fakt: Qentë kanë vështrim dashurie Kur qeni mbyll sytë para jush, ai mund të jetë duke ju hedhur një vështrim dashurie dhe jo thjesht një formë lutjeje. Qentë mund ta zhvillojnë këtë sjellje atipike vetëm me njerëzit që i kanë më afër vetes, ndërsa kur qentë kanë një vështrim të drejtëpërdrejtë me një person të huaj atëherë ky është kërcënim. Por ka raste kur me atë vështrim qeni ju kërkon edhe vaktin e ngrënies. Nëse ngre veshët do të thotë që të tërhiqeni.
6. Fakt: Macet dashurojnë shumë Disa ekspertë e konfirmojnë se disa mace e vuajnë me të vërtetë momentin kur ndahen nga personi i tyre i preferuar – dhe kjo është një nga arsyet se pse macet ju urinojnë në rroba kur jeni në punë. Shenja të tjera: Macja bllokon rrugën e të zotit kur ai do të largohet. Kur është vetëm, vjell shpesh. Për macet që duan shumë, ankthi i tyre trajtohet me medikamente.
7. Fakt: Qentë mund të mësojnë 250 fjalë Racat më të zgjuara dhe më të mirëtrajnuara janë të ngjashëm me aftësinë e një fëmijë 2-vjeç për të kuptuar fjalët e njerëzve, sipas studiuesit Stanley Coren. Këto qen mund të kuptojnë deri në 250 fjalë, ndërsa një qen me zgjuarsi mesatare mund të kuptojë deri në 150 fjalë.
8. Fakt: Macet e bardha janë shpesh të shurdhra Macet me pellush të bardhë janë shpesh të shurdhra në një ose në të dyja veshët, veçanërisht ato me sy blu. Kur vetëm një sy është blu, ka gjasa macja të jetë e shurdhër vetëm në njërin vesh. Shumë thonë se macet e shurdhra nuk janë shumë të zgjuara – por nuk dihet nëse niveli i inteligjencës lidhet me të qenit të shurdhët.
9. Mit: Macet rrëzohen në këmbë Macet janë kampione në rrëzimin në këmbë në distanca të shkurtra, falë shtyllës së tyre kurrizore shumë fleksibël. Por ndonjëherë bien edhe me kokë. Dhe kur bien këmbët e tyre nuk thyen. Por kur bien me kokë apo trup, pësojnë dëmtime të rënda. Ndonjëherë kur macet ndodhen në dritare fokusohen në lëvizjet e zogjve dhe humbin ekuilibrin e bien – kjo quhet sindroma e lartësive të mëdha.
10. Fakt: Qentë mund të vallëzojnë Të apasionuarit pas qenve kanë krijuar një event kompetitiv të quajtur stil i lirë i qenve. Aty marrin pjesë shumë qen në një dhomë vallëzimi, për një koreografi të kryer me muzikë e nganjëherë edhe me kostume
11. Fakt: Macet nuhasin me gojë Macet kanë një gjëndër të vogël në qiellzën e gojës të quajtur organi vomeronazal. Për të nuhatur më mirë pjesët intime të një maceje tjetër, ata hapin gojën në gjerësinë e duhur për të marrën aromën e organit të caktuar. Kjo sjellje quhet reagimi Flehmen, dhe shpesh ndodh tek macet mashkullore që përpiqen të nuhasin macet femërore.
12. Mit: Tundja e bishtit do të thotë qen i lumtur Një qen e tund bishtin e tij gjatë tre gjendjeve të ndryshme të humorit dhe njëra nga ato ndodh kur është i lumtur. Kur ndonjëherë qeni bëhet histerik, ai përpiqet vazhdimisht të mbrojë terrenin e tij. Kur bishtin e mban ulur edhe e lëviz do të thotë se është i trembur. Ndërsa kur është i lumtur e mban bishtin gjysmë të ngritur, si dhe veshët, goja dhe trupi i tij duken të relaksuar.
13. Fakt: Këlyshët e sapolindur nuk tundin bishtin Këlyshët nuk e tundin bishtin përpara se ata të jenë 3 javësh, dhe disa prej tyre nuk e tundin pa i bërë 7 javë jetë. Veterinerët besojnë se këlyshët e vegjël janë të aftë, por ata janë të zënë duke u ushqyer e duke fjetur. Ndërsa bëhen më të vetëdijshëm, fillon ta tundë bishtin si shenjë komunikimi.
14. Fakt: Lidhja që në fillim me njerëzit është thelbësore për kotelet Macet që kafshojë dorën që i ushqen do të thotë që nuk janë ekspozuar me njerëz më parë. Ekspertët thonë se macet duhet të kenë vazhdimisht kontakt me njerëzit në 7 javët e para të jetës, ose nuk do të lidhen kurrë më me macet. Edhe sikur vetëm 5 minuta në ditë në javët para do ta mësojnë kotelen mos të kafshojë dorën e personit që e ushqen.
15. Mit: Qentë shohin bardhë e zi Kjo nuk është e vërtetë thonë studiuesit e qenve. Qentë shohin ngjyrën blu, vjollcë, të verdhë dhe më shumë hije gri se sa njerëzit. Ata gjithashtu shohin më mirë në pak dritë dhe mund të vërejnë lëvizjen më të vogël – një aftësi që i bën ata gjuetarë të mirë. Ata nuk shohin ngjyrën e kuqe, portokalli, dhe jeshile për shkak të disa qelizave të ndjeshme në retinën e syrit.
16. Mit: Hundë e nxehtë, qen i sëmurë Temperatura e hundës së qenve ndryshon vazhdimisht por nuk është shenjë e një qeni të sëmurë. Mund të jetë e nxehtë dhe e thatë kur ri në diell ose e ftohtë dhe e lagësht kur futet në ujë. Shenja sëmundjeje janë letargjia, humbja e oreksit, vjellja, kollitja.
17. Fakt: Ecja me vështirësi do të thotë problem me mushkëritë Qentë shpeshherë çohen tek veterineri për probleme me ecjen dhe largohen me diagnozën e kancerit të mushkërive. Kanceri në gjoks mund të shkaktojë dhimbje tek këmbët. Një simptomë tipike e kanceri të mushkërive është kolla, edhe pse 25% e qenve nuk kanë simptoma deri sa diagnostikohen me kancer nga rrezet X.
18. Mit: Macet kanë nevojë për qumësht Miti që ka ekzistuar për një kohë më të gjatë është nevoja e maces për qumësht dhe është një mit i gabuar. Duke i dhënë maces suaj qumësht lope mund t’i shkaktoni asaj diarre. Kotelet pinë qumështin e nënave të tyre deri sa rriten, dhe ndoshta kur vjetërsohen mund të pëlqejnë shijen e qumështit të lopës. Por macet e rritura nuk kanë shumë laktozë, një enzimë e nevojshme e nevojshme për to. 19. Mit: Qentë kanë nevojë për kocka Kjo praktikë vjen nga ideja se qentë e lashtë (ujqërit) hanin shumë kocka. Sot, qentë shtëpiakë mund ta marrin të gjithë sasinë e kalciumit dhe lëndët ushqimore që kanë nevojë nga ushqimet që shiten për qen. Kockat kënaqin instinktin e përtypjes te qentë, Nga kjo ata mund të bëhen edhe më të egër.
20. Mit: Lëpirja shëron plagët e qenve Nuk ekziston asnjë mrekulli shëruese në pështymën e qenit, në kundërshtim me besimin popullor. Komplet e kundërta: goja e qenit përmban baktere që mund të shkaktojnë infeksione që shtyjnë procesin e shërimit. Qentë janë të prirur të lëpijnë plagët që rezultojnë me plagë të vazhdueshme.
21. Fakt: Macet puthin me sytë e tyre Macet mund të komunikojnë në forma të ndryshme, thonë eskpertët. Kjo konsiderohet një shenjë paqeje. Kur i drejtohet njerëzve kjo hapje mbyllje e shpejtë sysh tregon afeksion, madje dhe dashuri. Hapja e mbyllja e syve ndodh edhe tek macet shtëpiake, ato të egra, madje edhe tek tigrat e pyjeve, sipas studiuesit Roger Tabor.
22. Fakt: Qentë bien në dashuri A mundet që dy qen të zhvillojnë marrëdhënien e tyre të dashurisë? Antropologjistja Elizabeth Marshall Thomas thotë se qentë mund të bien në dashuri dhe dokumenton një histori dashurie të jashtëzakonshme qensh në librin e saj “Jeta sociale e qenve”. Thomas thotë se shumë pak qen arrijnë të zhvillojnë marrëdhënie sepse pjesa më e madhe e tyre mbahen “në robëri” si qen shtëpie.
23. Fakt: Duhani dëmton rëndë macet dhe qentë Tymi i duhanit (kur ndodhesh në ambient ku e pinë të tjerët) rrit rrezikun e dy kancereve fatale tek macet: limfoma dhe karcinoma orale. Macet e shtëpisë marrin një dozë toksike dyfish më të madhe në ajër. Ndërsa qentë me hundë të gjatë mund të zhvillojnë tumorin e tyre hundor, ndërsa qentë me hundë më të shkurtër priren të kenë kancer mushkërish.
24. Gjuha e maceve: Cicërima Macet mund të lëshojnë një tingull shumë të mprehtë kur ndodhen të rrethuara nga kafshë që njihen për këtë lloj gjuhe, pra zogjtë që cicërojnë. Ose kur një mace nuk arrin të kapë dot gjahun, lëshon këtë cicërimë të shoqëruar nga lëvizje të shpejta të nofullës së poshtme.
25. Gjuha e qenve: Fshehja e dhimbjes dhe nënqeshja Kur të zotët insistojnë se qentë e tyre mund të qeshin kanë të drejtë, sepse goja e qenve mund të tregojë emocione. Kur është e relaksuar dhe e hapur, mund të jetë shenjë e një qeni të lumtur. Ndërsa kur kërkon të fshehë dhimbjet, qen arrin të japë një nënqeshje të nervozuar. Kur qeni kthen kokën po vështrimin e mban tek ty, pra të sheh me bisht syri, është zakonisht i trembur e kërkon të mbrohet.