Në vazhdën e vizitës në Kosovë, Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir dhe ministri i Bujqësisë i Kosovës, Faton Peci, kanë qëndruar në Krushë të Madhe. Aty, ata vizituan Kooperativën “Gratë e Krushës”, ku u pritën nga Fahrije Hoti.
Hoti i tregoi ministrit gjerman për punët që bëhen në këtë Kooperativë, me ç’rast falënderoi ministrin Peci për përkrahjen e vazhdueshme.