UBT News

Fahri Fazliu ftohet nga Specialja, në luftë ishte vetëm tetë vjeç

Fahri Fazliu, nipi i heronjve Fahri e Bahri Fazliu, ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale, ndonëse gjatë luftës ishte vetëm tetëvjeçar.

Përmes një shkrimi në Facebook, Fazliu njoftoi se ai është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, dhe duhet të paraqitet më 23 qershor 2021.

“Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit.Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç”, shkroi ai mes tjerash në Facebook./UBTNews

Exit mobile version