Brazili përballet me trazira potencialisht të rrezikshme rreth zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të vendit, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë zgjedhor.
Ministri i Gjykatës së Lartë Zgjedhore, Edson Fachin, tha se zgjedhjet e ardhshme paraqesin rrezik për trazira “më të rënda” se ato të 6 janarit më 2021, kur rebelët sulmuan dhunshëm kryeqytetin e SHBA-ve të nxitura nga besimi i rremë se zgjedhjet ishin vjedhur.
Zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të Brazilit në tetor pritet të kenë përballë presidentin aktual Jair Bolsonaro kundër ish-presidentit, Luis Inacio Lula da Silva.
“Shoqëria braziliane do të vendosë një pasqyrë para vetes më 2 tetor. Nëse do një luftë të të gjithëve kundër të gjithëve, ose nëse do demokraci”, tha Fachin.
Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) ka rënë dakord të jetë vëzhgues në zgjedhjet braziliane, tha ai.
Fachin paralajmëroi gjithashtu se autoritetet zgjedhore nuk do të pranojnë ndërhyrje nga qeveria federale ose Forcat e Armatosura./UBTNews/