UBT News

Facebook, WhatsApp dhe Instagram jashtë funksionit për gati gjashtë orë

Rrjetet sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram u rikthyen pas një ndërprerje pothuajse gjashtë orëshe.

Ndërprerja filloi pasditën e së hënës, nga ora 16:00 (me kohë lokale) deri në orën 22:00. Sistemet e brendshme që përdoren nga punonjësit e Facebook gjithashtu ranë nga sistemi, duke e komplikuar problemin.

Grupi i monitorimit të uebfaqeve, Downdetector njoftoi për 10.6 milionë raporte problemesh në të gjithë botën. Sidoqoftë, numri real i njerëzve të prekur është shumë më i lartë: më shumë se 3.5 miliardë njerëz përdorin Facebook, Messenger, Instagram dhe Whatsapp.

“Problemet që ndërprenë këtë komunikim u shkaktuan në ruterët që koordinojnë trafikun e rrjetit midis qendrave tona të të dhënave”, u tha nga Facebook.

Krijuesi i Facebookut, Marc Zuckerberg u kërkoi falje të gjithë atyre që u prekën nga kjo ndërprerje./UBTNews

Exit mobile version