Kompania Meta po përpiqet të “ringjallë” një veçori mjaft të harruar në rrjetin social Facebook, që është Poke.
Meta ka shumë përparësi tani që Mark Zuckerberg ndoshta nuk do t’i kishte imagjinuar kurrë në ditët e para të Facebook.
Kompania kaloi nga rrjetet sociale në metaverse në Inteligjencën Artificiale. Por, një nga funksionet e saj më të hershme, disa do të thoshin më e padobishme, jo vetëm që ka mbijetuar, por po merr një version të ri. Bëhet fjalë për Poke, të cilin Meta po përpiqet ta ringjallë përsëri.
Kompania po e bën këtë veçori të njohur më të lehtë për t’u gjetur duke e rikthyer Poke në profilet e përdoruesve në aplikacionin Facebook.
Siç thotë Meta në postimin në Instagram, “ngacmimi” nuk u zhduk kurrë, por me kalimin e viteve është lënë pas dore dhe është harruar kryesisht nga përdoruesit.