UBT News

Facebook prezanton modelet e reja të pajisjes Portal

Facebook prezantoi ditën e Marte gjeneratën e tretë të pajisjeve të video thirrjeve quajtur Portal së bashku me një shërbim të ri ku bizneset mund të implementojë një flotë pajijesh për punonjësit e tyre.

Prezantimi tregon se Facebook ende beson tek ekranet e video thirrjeve dhe shpreson që njerëzit të vijojnë video bisedat. Kompania prezantoi pajisjen e parë Portal në 2018-ën megjithatë që atë ditë kanë munguar shifrat.

Ndërsa kompania shtyjnë rikthimin e punonjësve në zyra, Facebook po përpiqet të adresojë nevojat e tyre. Pajisja e Facebook konkurron me Amazon Echo Show dhe Google Nest Hub.

Modelet e reja janë Portal Go, një ekran 10-inç që kushton 199 dollarë. Facebook tha se ka një bateri që zgjat 5 orë për video thirrje në Messenger.

Portal+ do të shitet pë 349 dollarë dhe ka ekran 14-inç. Gjenerata e tretë e pajisjeve Portal do të dalin në dyqane më 19 Tetor.

Së fundi shërbimi i ri Portal for Business ju jep mundësinë kompanive të blejnë, implementojnë dhe menaxhojnë në distancë pajisjet portal të punonjësve të tyre. /PCWorld Albanian

Exit mobile version