UBT News

Facebook po planifikon të ndryshojë emrin!

Rrjeti social Facebook po planifikon të ndryshojë emrin javën e ardhshme për t’u fokusuar në krijimin e metaverse (një botë online ku njerëzit mund të përdorin pajisje për të lëvizur e komunikuar në një ambient virtual), sipas një burimi të afërt me çështjen.

Emri i ri i kompanisë, për të cilin Mark Zuckerberg planifikon të flasë në konferencën e përvitshme të kompanisë më 28 tetor, por që mund ta zbulojë më vonë, ka për qëllim të vë në pah ambicien e gjigantit të teknologjisë për t’u njohur më shumë sesa veç si media sociale. Emri i mundshëm raportohet se mund të jetë ‘Horizon’.

Një zëdhënës i Facebook refuzoi të komentojë këto deklarata./UBTNews

Exit mobile version