UBT News

Facebook përditëson politikat mbi bullizmin

Kompania Facebook ka forcuar rregullat kundër ngacmimeve dhe kërcënimeve duke prezantuar rregulla të reja për të rritur mbrojtjen e njerëzve nga ngacmimet masive dhe forcon mbrojtjen për figurat publike.

”Veprimet e koordinuara të ngacmimit masiv që synojnë individët në rrezik më të madh të tilla si viktimat e tragjedive ose disidentët e qeverisë, do të hiqen. Nëse përmbajtja nuk shkel politikat tona ato do të qëndrojnë”,  shpjegon Antigone Davis, shefe e sigurisë globale në Facebook.

”Lidhur me figurat publike si politikanët, gazetarët, të famshmit ose krijuesit, përmbajtjet seksuale, imazhet e retushuara, sulmet përmes përshkrimeve fizike negative që etiketohen, përmenden ose postohen në llogarinë e figurës publike si dhe përmbajtjet degraduese do të hiqen”, shtoi ajo.

“Të bëhesh një personazh publik nuk është gjithmonë një zgjedhje dhe kjo famë mund të rrisë rrezikun e ngacmimit, veçanërisht nëse personi vjen nga një komunitet i nënpërfaqësuar, përfshirë gratë, njerëzit me ngjyrë ose komunitetin LGBTQ”, theksoi Davis.

Facebook deklaroi se ”për përditësimin e këtyre rregulloreve kanë punuar ekspertë duke përfshirë avokatët e fjalës së lirë si dhe figura publike për të siguruar që platformat tona të mbeten të sigurta”.

Exit mobile version