Facebook kërkoi falje pasi sërish u raportuan probleme me shërbimet e tij, disa ditë pas ndërprerjes së madhe që goditi WhatsApp-in, Instagram-in dhe Facebook-un për disa orë.
Nga kompania thonë se si pasojë e një konfigurimi pati ndikim te përdoruesit globalisht. Më vonë thanë se ky incident nuk kishte lidhje me ndërprerjen e madhe që ndodhi javën e kaluar.
“Ne ju kërkojmë falje që s’kishit qasje në produktet tona orët e fundit. Ne e dimë se sa shumë vareni nga ne për të komunikuar me njëri-tjetrin. E zgjidhëm këtë çështje – faleminderit sërish për durimin”, thuhet nga kompania.
Grupi i monitorimit të uebit, Downdetector tha se për një periudhë relativisht të shkurtër kohore të premten morën mesazhe nga përdoruesit për probleme me Instagram./UBTNews