Facebook po vjen me disa ndryshime në muajt e ardhshëm. Facebook do të krijojë opsionin “Live Audio Rooms”, një version i aplikacionit të popullarizuar Clubhouse, që i lejon njerëzit të dëgjojnë dhe të marrin pjesë në biseda të drejtpërdrejta. Këto platforma u bënë të popullarizuara sidomos gjatë kohës së pandemisë.
Facebook gjithashtu do të lansojë një veçori të re, “Soundbites”, ku përdoruesit mund të krijojnë dhe ndajnë klipe të shkurtra audio. Kjo veçori do të lansohet gjatë muajve të ardhshëm.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të fitojnë para në “Live Audio Rooms” ose me “Soundbites”, megjithëse është e paqartë nëse kjo do të jetë në dispozicion për këdo ose e rezervuar për krijuesit që kanë ndjekës më shumë./UBTNews