Meta ka vendosur të mbyllë Novi, portofolin jetëshkurtër të kriptomonedhave. Kompania njoftoi se do të mbyllte platformën më 1 shtator ndërsa data 20 korrik do të jetë e fundit kur përdoruesit mund të shtojnë asete në të.
Meta këshilloi përdoruesit të tërheqin balancat e tyre sa më parë të jetë e mundur duke thënë se do të kalonte paratë e konsumatorëve në llogaritë apo kartat e tyre bankare pas ditës së fundit të operimit të Novi.
Mbyllja i jep fund ambicieve të Facebook në botën e kriptomonedhave. Kompania nisi vitin e kaluar një projekt pilot me Novi. Portofoli debutoi pa mbështetjen për kriptomonedhën Diem të Meta e cila në fillimet e vete njihej si Libra.
Një muaj më vonë, shefi i operacioneve crypto të kompanisë u largua nga Meta. Në fillim të 2022, Diem Association tha se do të shiste asetet e saj.
Me mbylljen e Novi dhe Diem, nuk do të thotë se Meta ka hequr plotësisht dorë nga portofolët e dixhitalë. Vetëm muajin e kaluar kompania njoftoi ribrandimin e Facebook Pay në Meta Pay./PCWorldAlbanian