Facebook lançoi ditën e Enjte reklamat në klonin e TikTok, quajtur Instagram Reels. Kompania e medias sociale e cila po kërkon të bëjë para nga videot me metrazh të shkurtër, filloi testimin e reklamave në Reels në disa vende të botës në muajin Prill me brende si BMW, Louis Vuitton, Netflix dhe Uber.
Kompania tha se tani reklamat do të shfaqen mes Reels individuale dhe do të jenë deri në 30 sekonda të gjata. Këto reklama janë të disponueshme në mbarë botën nga dita e sotme.
Brendet dhe bizneset tashmë mund të përfitojnë nga avantazhet që sjell ky format i ri kreativ i cili po argëton njerëzit më shumë se çdo lloj formati tjetër aktualisht. /PCWorld Albanian