UBT News

Facebook i kthen faqet e lajmeve në Australi

Mandatory Credit: Photo by Valentin Wolf/imageBROKER/REX/Shutterstock (9433091a) Smartphone screen with Facebook app icon VARIOUS

Facebook ka njoftuar se do t’ua rikthejë përmbajtjen e lajmeve përdoruesve të saj në Australi.

Gjiganti teknologjik ka bllokuar lajmet në platformat e tyre që nga e enjtja, pas mospajtimeve rreth një ligji, që do të detyronte atë dhe Google që të paguanin botuesit e lajmeve për përmbajtjen.

Josh Frydenberg nga Departamenti Austrialian i Thesarit deklaroi se Mark Zuckerberg e kishte paralajmëruar ditë më parë se ndalesa do të përfundonte pas disa ditësh.

Facebook tha se amandamentet do të shndërrohen në ligj./UBTNews

Exit mobile version