Facebook ka paraqitur një mjet të ri për të luftuar grupet dhe individët që e përdorin platformën e tij për qëllime potencialisht të dëmshme për shoqërinë, të tilla si lëvizjet që përhapin teoritë e komplotit dhe dëmtojnë besimin e publikut në lidhje me vaksinat COVID-19.
“Fushatat e koordinuara për të dëmtuar shoqërinë, zakonisht, përfshijnë rrjete të përdoruesve të vërtetë, të cilët organizohen për të thyer sistematikisht rregullat tona, në mënyrë që të shkaktojnë dëme në ose jashtë platformës”, tha Nathaniel Gleicher, kreu i Facebook për rregullat e sigurisë.
Objektivi i parë i rrjetit social: lëvizja gjermane “Querdenken”, që kombinon masat shëndetësore antiCOVID-19 me privimin jokushtetues të lirisë.
Rrjeti social ka marrë tashmë masa ad hoc kundër përmbajtjes që shkelte rregullat e tij për keqinformimin mjekësor, nxitjen e dhunës, ngacmimin, etj.
FB i konsideron tashmë këto lëvizje si një “kërcënim për sigurinë”, megjithatë, po lëviz me kujdes.
Nga njëra anë, ai akuzohet nga demokratët amerikanë, qeveritë evropiane dhe shumë OJQ se ka kontribuar në përhapjen e keqinformimeve që destabilizojnë demokracitë në të gjithë botën dhe mund të kenë pasoja dramatike në jetën reale.
Nga ana tjetër, konservatorët e shumë vendeve e akuzojnë atë për “censurimin” e lirisë së shprehjes