Facebook dhe YouTube kanë hequr nga platformat e tyre një video të presidentit brazilian, Jair Bolsonaro, ku flet për një lidhje të supozuar mes vaksinave të koronavirusit me AIDS-in.
Të dy platformat, Facebook dhe YouTube thanë se video, që u regjistrua të enjten, shkeli politikat e tyre.
“Politikat tona nuk i lejojnë pretendimet se vaksinat kundër koronavirusit vrasin ose i dëmtojnë seriozisht njerëzit”, tha Facebook në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve AP.
Këtë veprim e ndërmori edhe YouTube një ditë më vonë.
Kjo nuk është deklarata e vetme që presidenti e dha në lidhje me pandeminë. Ai ngjalli dyshime edhe rreth vaksinave, e sidomos rreth vaksinës kineze, Sinovac./UBTNews