UBT News

Facebook do t’i japë fund trajtimit të veçantë për politikanët pas rastit të Trump

Facebook ka në plan të përfundojë një politikë mjaft të diskutueshme të mbështetur edhe nga themeluesi Mark Zuckerberg, i cili përjashtoi politikanët nga disa rregulla të moderimit nga faqja e tij.

Arsyeja e kompanisë për atë politikë është se fjalimi i liderëve politikë është në thelb i vlefshëm për lajmet dhe në interesin e publikut edhe nëse është fyes, ngacmues ose ndryshe i diskutueshëm.

Gjiganti i mediave sociale aktualisht po mendon se çfarë të bëjë me llogarinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin e pezulloi “për një kohë të pacaktuar” më 6 janar, duke lënë të e paqartë pasi që pronarët e Facebook nuk kishin postuar më tej rreth kësaj çështjeje.

Ndryshimi u raportua së pari nga faqja e teknologjisë The Verge dhe më vonë u konfirmua nga New York Times dhe Washington Post.

Facebook tërhoqi vëmendjen në vitin 2019 kur Nick Clegg, nënkryetar i çështjeve globale dhe komunikimit, njoftoi se fjalimi nga politikanët do të trajtohet si “përmbajtje e vlefshme për lajme që duhet, si rregull i përgjithshëm, të shihen dhe të dëgjohen”.

Përjashtimi i vlefshmërisë së lajmit, shpjegoi ai në një postim në blog në atë kohë, do të thoshte që nëse “dikush bën një deklaratë ose ndan një postim që thyen standardet tona të komunitetit, ne do ta lejojmë atë në platformën tonë nëse besojmë se interesi publik për ta parë atë tejkalon rrezikun e dëmtimit”.

Megjithatë, kjo nuk u ka dhënë licensë të pakufizuar politikanëve.

Kur Facebook pezulloi Trumpin në janar, ai përmendi “rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës” pas kryengritjes vdekjeprurëse në Kapitolin e ShBA-së si arsye. Kompania thotë se kurrë nuk ka përdorur ‘the newsworthiness exemption’ për ndonjë nga postimet e Trump.

Facebook nuk pranoi të komentonte më tej./UBTNews

Exit mobile version