UBT News

Facebook.com u listua për shitje pas rënies së faqeve të internetit

Dita e hënë ishte një tmerr i vërtetë për Facebook, Instagram, WhatsApp, Oculus dhe Messenger ndërsa të gjithë shërbimet ishin offline për orë të tëra. Për ta bërë situatën edhe më shqetësuese ishte fakti se Facebook.com ishte i lirë për t’u blerë.

Për 6 orë me radhë Facebook, Instagram, WhatsApp dhe shërbimet e tjera të kompanisë ishin të paaksesueshme. Edhe pse gjatë ditës së Marte shërbimet u rikthyen në funksion të plotë, shumë besojnë se problemi u shkaktua nga një konfigurim i gabuar në BGP (Border Gateway Protocol.)

Rrëzimi i shumë uebsajteve apo sulmimi i tyre nuk është diçka e re. Megjithatë interesante ishte fakti se në mënyrë të pashpjegueshme rekordet DNS A dhe AAA të Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin fshirë të gjitha duke i paraqitur emrat e domainit si të lirë për t’u blerë./PCWorldAlbanian

Exit mobile version