Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), i ka urdhëruar evropianët të mbajnë maska gjatë tubimeve familjare për Krishtlindje.
U tha se Evropa është në “rrezik të lartë” nga një valë e re e infeksioneve të koronavirusit në fillim të vitit 2021, pasi transmetimi i virusit mbetet i lartë.
Shumica e vendeve evropiane kanë regjistruar mijëra raste ditore me COVID-19 dhe qindra raste të vdekjes.
Gjermania është në mesin e vendeve që i ka ashpërsuar masat të mërkurën, duke i mbyllur shkollat dhe bizneset jo-esenciale.
Ndërkohë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se vaksina e parë COVID do të autorizohet për përdorim brenda një jave./UBTNews