UBT News

“Evropë ku janë vizat, Evropë deri kur më”, deputetët e AAK-së me aksion simbolik në Kuvend

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik në lidhje me mungesën e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Evropë ku janë vizat”, “Evropë deri kur më”, janë dy pankarta që deputetët e AAK-së, Pal Lekaj dhe Besnik Tahiri, i vendosën në foltoren e Kuvendit. Me anë të këtij aksioni simbolik, AAK i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i liberalizojë vizat.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani pas takimit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ka thënë se ka pasur deklarata mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithatë duhen hapa konkretë për këtë çështje.

Exit mobile version