Evropianët që identifikohen si LGBTI po përballen me një mjedis gjithnjë e më toksik, të dhunshëm dhe madje edhe vdekjeprurës, pavarësisht disa fitoreve legjislative të arritura gjatë vitit të kaluar, ka paralajmëruar një raport i ri, shkruan Euronews, përcjell UBT News.
Vetëvrasjet në mesin e popullsisë LGBTI janë rritur, lëvizjet e migracionit për t’i shpëtuar represionit janë intensifikuar dhe hapësira për shoqërinë civile është zvogëluar gradualisht në të gjithë kontinentin, thotë gazeta.
Situata e njerëzve trans është bërë një shqetësim i veçantë pasi retorika e urrejtjes, politika e polarizuar dhe argumentet mashtruese u bashkuan në një klimë pasigurie dhe armiqësie.
Ndërkohë, arsimi është kthyer në një “shesh beteje” pasi përparimi në edukimin seksual është “sfiduar në një nivel themelor” në vende si Hungaria, Serbia, Rusia, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Gjetjet u përpiluan në raportin vjetor të ILGA-Europe, një OJQ ombrellë që përfshin mbi 600 entitete në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore./UBTNews/