Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi për kthimin e fashizmit në Evropë, 80 vjet pas D-Day, pushtimit aleat të Francës që hodhi themelet për humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
“Fatkeqësisht, ne jetojmë në një kohë kur Evropa nuk është më një kontinent paqeje. Dhe në një kohë kur nazizmi për fat të keq po rikthehet”, i tha Zelensky Asamblesë Kombëtare Franceze në Paris të premten.
Zelensky u bashkua me liderët dhe homologë të tjerë në shënimin e 80-vjetorit të zbarkimit në Normandi të Francës veriperëndimore, të enjten, derisa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon./UBTNews/