Evropa përjetoi kontraste të forta të motit të mërkurën, ku si pasojë e të ftohtit ekstrem dhe stuhive të borës u pengua transporti dhe u mbyllën shkollat në Skandinavi.
Ndërkohë në Evropën Perëndimore erërat e forta dhe shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe të paktën një viktimë.
Për të dytën ditë radhazi të mërkurën temperaturat ranë nën minus 40 gradë Celsius në rajonin nordik.
Në Laplandën suedeze, merkuri ra në minus 43.6 C, temperatura më e ulët e janarit e regjistruar në Suedi në 25 vjet, njoftoi agjencia suedeze e lajmeve TT. Këto ishin disa nga temperaturat më të ulëta globale të regjistruara deri më tani këtë dimër. Banorët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë gjithashtu përjetuan të ftohtin e madh.
Temperaturat jashtëzakonisht të ftohta, bora dhe erërat e forta penguan transportin në të gjithë rajonin nordik, me disa ura të mbyllura dhe me pezullimin e shërbime të trenave dhe trageteve. Edhe disa shkolla në Skandinavi u mbyllën./UBTNews/