UBT News

Evropa gëzon një fillim viti të ngrohtë, ndonëse jemi në dimër

Mund të jemi teknikisht në dimër, por shumë njerëz në Evropë po përfitojnë nga moti jashtëzakonisht i mirë.

Tarracat në rajonin e Pulias të Italisë ishin të mbushura ditën e Vitit të Ri. Vizitat e plazhit më 1 janar janë një traditë në Siçili, por notarët zakonisht presin të paktën deri në pranverë përpara se të zhyten. Megjithatë, për shkak të temperaturave të favorshme disa e bënë zhytjen e parë.

Notarët ishin gjithashtu në lëvizje edhe në Spanjë, ku temperaturat thyen rekorde në gjashtë vende, përfshirë Bilbaon në veri, ku temperatura arriti 25 gradë Celsius në ditën e Vitit të Ri.

Edhe në Francë, njerëzit në Paris kanë përfituar nga temperaturat më të larta se zakonisht për të shmangur hapësirat e mbyllura dhe për të marrë pak diell në të njëjtën kohë.

Në Archachon në Gironde, plazhi ishte “i zënë” në ditën e parë të vitit pasi temperaturat arritën në 19 gradë celsius.

Shumë njerëz po shpresojnë se fillimi i ngrohtë i vitit është një shenjë e gjërave më të mira që do të vijnë në vitin 2022./UBTNews/

Exit mobile version