Rregullat e reja të kanabisit të Maltës duhet të shërbejnë si një model për shtetet e tjera evropiane se si t’i japin fund ndjekjes së panevojshme të përdoruesve të drogës në nivele të ulëta dhe të godasin krimin e organizuar, sipas ministrit Owen Bonnici.
Bonnici, një ish-ministër i drejtësisë dhe tani ministër për barazinë, kërkimin dhe inovacionin, tha se ligji i ri, i miratuar nga parlamenti maltez në dhjetor të vitit 2021, parandaloi përdoruesit rekreativë që të zvarriteshin nëpër gjykata për posedim të sasive të vogla të kanabisit.
Por gjithashtu u lejon përdoruesve dhe organizatave jofitimprurëse që të rritin bimë kanabisi dhe t’ua shpërndajnë duhanpirësve të tjerë nëpërmjet shoqatave të kanabisit, që do të thotë se ata nuk kanë nevojë të marrin më drogën nga ‘tregu i zi’ dhe të vendosin para në xhepat e bandave kriminale ndërkombëtare.
Kancelari gjerman Olof Scholz është në favor të legalizimit, por qeveria e re e vendit nuk ka vendosur për një afat kohor për reformat.
Një numër shtetesh evropiane, duke përfshirë Italinë, Spanjën, Belgjikën dhe Irlandën, kanë hequr dënimet me burg për posedim marijuanë, por në 14 nga 28 shtetet evropiane – duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Austrinë – posedimi i vogël i kanabisit mund ende të çojë në burg./UBTNews/