Panairi i teknologjisë, CES 2022 do të mbahet fizikisht këtë javë (nga 5 deri më 8 janar), pavarësisht kërcënimit për përhapjen e variantit Omicron. Ndonëse eventi po rikthehet në Las Vegas për herë të parë që nga viti 2020 për shkak të pandemisë, do të duket më ndryshe sesa në kohë pandemie.
Pjesëmarrësit obligohen të mbajnë maska, të tregojnë dëshminë e vaksinimit, e disa masa të tjera. Po ashtu eventi do të mbyllet më herët sesa që ishte paraparë në fillim.
The Consumer Technology Association, që e organizon eventin, thotë se më shumë se 2 mijë e 200 ekspozues do të angazhohen dhe mbi 3 mijë e 300 anëtarë të kompanive u regjistruan për pjesëmarrje – por kompanitë sikurse Microsoft, Google, Amazon, Intel dhe Meta – anuluan pjesëmarrjen fizike.
Presidenti i CTA, Gary Shapiro tha se anulimi i këtij eventi do t’i dëmtonte bizneset e vogla që bënë investime për ekspozitat e tyre dhe po shpresojnë që CES do t’i ndihmojë bizneset e tyre./UBTNews