Gjashtë familje janë evakuuar në Drenas pas vërshimeve. Komuna e Drenasit njofton se ato janë vendosur në hotelet e qytetit, ndërsa ekipet emergjente, FSK-ja, Policia dhe akterë të tjerë, që nga orët e hershme të mëngjesit janë në terren për t’i ndihmuar qytetarët.
“Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, menjëherë pas formimit të Qendrës Operative Emergjente, ka dal në teren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga të reshurat e shiut. Kryetari Lladrovci, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të kenë mirëkuptim, për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga vërshimet”, thuhet në njoftim.
Komuna bën të ditur se dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha në ekonomi familjare, biznese e kultura bujqësore./UBTNews