Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari tha se ushtria e Izraelit është e vetëdijshme se evakuimi i 1.1 milion banorëve nga veriu i Gazës mund të marrë kohë.
Ai nuk e konfirmoi raportin e OKB-së, i cili ka caktuar një afat 24-orësh për evakuim, teksa refuzoi edhe të tregojë nëse është kohë e përshtatshme për evakuim.
“Kjo është zonë lufte, ne po përpiqemi t’u ofrojmë atyre kohë dhe e dimë se nuk do të zgjasë 24 orë”, u tha Hagari mes tjerash gazetarëve./UBTNews/