UBT News

Evakuimi i qytetarëve francezë në Niger do të fillojë të martën

Franca do të fillojë evakuimin e qytetarëve të saj në Niger sot gjatë ditës, konfirmoi ministria e jashtme franceze në një deklaratë, teksa përmendi grusht shtetin e javës së kaluar dhe trazirat antifranceze në vend.

Ministria njoftoi se autoritetet franceze po punojnë edhe për evakuimin e qytetarëve nga vendet tjera evropiane.

Vendimi për të larguar qytetarët u nxit nga sulmet në ambasadën franceze në Niamey dhe mbyllja e hapësirës ajrore të Nigerit, e cila i bëri të pamundur nisjet e rregullta./UBTNews/

Exit mobile version