UBT News

Eva Longoria për lindjen në 43 vjeç: “Koha e duhur”!

Eva Longoria ka folur për lindjen e djalit të saj në moshën 43-vjeçare, duke theksuar se për të ishte momenti i duhur për t’u bërë nënë.

Aktorja, sot 50 vjeç, e cila solli në jetë Santiagon në vitin 2018, u shpreh se ndjehej shumë më e mençur dhe më e duruar sesa në vitet e mëparshme.

Në një intervistë për revistën Sunday Times Style, ylli tha: “Ishte koha e duhur. Kur bëhesh nënë në të 40-at, ke më tepër mençuri dhe durim. Për një kohë shumë të gjatë, gjithçka ishte e fokusuar tek unë.”

Ajo shtoi se vitet e mëparshme ia kishte kushtuar vetes e karrierës: “Dyzet vjet me fokus tek vetja ishin të mjaftueshme. Jam me të vërtetë e bekuar që linda më vonë, pata mundësi të udhëtoj, të përmbush të gjitha objektivat e karrierës. Tani gjithçka që bëj është qershia mbi tortë, mund ta ndaj me djalin tim.”

Më tej, Longoria theksoi se pranon një rol vetëm nëse ai përfshin njerëz me të cilët dëshiron vërtet të punojë, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në kohën që mund të kalojë me Santiagon.

“Familja ime është prioritet. Nëse i them ‘po’ diçkaje që më largon prej tyre, duhet të jetë diçka që e shijoj vërtet dhe me njerëz që dua të kem pranë,” tha ajo. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

Exit mobile version