UBT News

Eurovision 2026 në një krizë, debat mbi pjesëmarrjen e Izraelit

Eurovision po përballet me një nga momentet më të ndërlikuara në historinë e tij, ndërsa të enjten pritet një vendim që mund të përcaktojë fatin e edicionit të ardhshëm.

European Broadcasting Union (EBU) do të diskutojë rregulla të reja për të kufizuar ndikimin politik dhe promovimin e tepërt, pas polemikave për pjesëmarrjen e Izraelit në konkursin e vitit 2026.

Katër televizione publike, nga Sllovenia, Irlanda, Spanja dhe Holanda — kanë paralajmëruar bojkot nëse Izraeli lejohet të konkurrojë, duke shprehur shqetësime për situatën humanitare në Gaza, ku numri i viktimave palestineze raportohet mbi 70,000.

Një bojkot i tillë mund të ndikojë seriozisht në audiencën prej 150 milionë shikuesish dhe të rrezikojë marrëdhëniet me sponsorët.

Ekspertët e quajnë situatën moment vendimtar për Eurovisionin.

Paul Jordan, studiues i konkursit, paralajmëron se votimi për pjesëmarrjen mund të jetë i pashmangshëm, Ben Robertson nga ESC Insight thekson se mungesa ose prezenca e Izraelit mund të nxisë bojkot masiv ose izolim të konkursit.

Burime të brendshme sugjerojnë se Gjermania mund të tërhiqet nga transmetimi, ndërsa Austria, vendi mikpritës, mbështet pjesëmarrjen e Izraelit. KAN, transmetuesi izraelit, e konsideron debatin të padrejtë dhe thekson respektimin e rregullave.

Vendimi i së enjtes pritet të përcaktojë jo vetëm pjesëmarrësit, por edhe të ardhmen e Eurovisionit si një event jopolitik. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version