UBT News

Eurostat: Prodhimi i birrës në BE kthehet në nivelet para pandemisë

Vendet e Bashkimit Evropian rikthyen nivelet e prodhimit të birrës pothuajse në ato para viteve të pandemisë, duke prodhuar gati 34.3 miliardë litra birrë alkoolike në vitin 2022, njoftoi të enjten agjencia statistikore e bllokut Eurostat.

Prodhimi i birrës u rrit me 7% krahasuar me vitin 2021, pothuajse saktësisht njëjtë me shifrën e vitit 2019 prej 34.7 miliardë litrash.

Pandemia pati një ndikim mjaft të theksuar negativ në prodhimin dhe konsumin e birrës, në një pjesë jo të vogël për shkak të mbylljes së lokaleve dhe restoranteve dhe kufizimeve në shoqërim. Përveç kësaj, vendet e Bashkimit Evropian prodhuan 1.6 miliard litra birrë me përmbajtje alkooli midis 0% dhe 0.5%, afërsisht e njëjta sasi si një vit më parë.

Në vitin 2022, Gjermania ruajti pozicionin e saj si prodhuesi kryesor i birrës në bllok. Gjermania prodhoi 7.6 miliardë litra birrë, rreth një e katërta e të gjithë totalit të BE-së.

Pas Gjermanisë rendite Spanja me 3.9 miliardë litra të prodhimit të birrës në bllok, Polonia me 3.7 miliardë litra, Holanda me 2.6 miliardë litra dhe Franca e Italia me nga 2 miliardë litra secila./UBTNews/

Exit mobile version