UBT News

Europa po kërkon të ndryshojë karikuesit, Apple nuk është dakord

Komisioni Europian ka propozuar që të gjithë prodhuesit e pajisjeve telefonike, tabletave, kamerave, kufjeve e të tjerë të krijojnë një karikues universal, me qëllim zvogëlimin e mbeturinave.

Komisioni inkurajoi konsumatorët të përdorin karikuesit ekzistues kur blejnë një pajisje të re, ndërsa tha se qytetarët e BE-së zotërojnë mesatarisht tre karikues të telefonave celularë.

“Kjo është një fitore e rëndësishme për konsumatorët dhe mjedisin tonë dhe në përputhje me ambiciet tona jeshile dhe dixhitale,” u shpreh shefja e teknologjisë në BE, Margrethe Vestager.

Në propozimin e BE-së thuhet se të gjithë telefonat inteligjentë që shiten në BE duhet të kenë karikuesin e tipit USB-C.

Do të duhen vite që rregulli të hyjë në fuqi, megjithëse duket një pengesë për Apple. Kompania u shpreh se do të angazhohet me palët e interesuara për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje që mbron interesin e konsumatorit por theksoi se është e shqetësuar se rregullorja e rreptë do të ndikojë te inovacioni, në vend që ta inkurajojë atë, gjë e cila “do të dëmtojë konsumatorët në Europë dhe në mbarë botën.

Exit mobile version