Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka kërkuar që sa më parë të liberalizohen vizat për kosovarët. Në një shkrim në Twitter, Mandl theksoi se liberalizimi është vonuar.
Duke kujtuar 5-vjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Mandl theksoi se kjo është marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS, ky ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndodhë tani”, ka shkruar ai në Twitter./UBTNews
Five years ago, the Stabilisation and Association Agreement with #Kosovo entered into force. As the first contractual relationship between #EU and #RKS this was an important milestone on Kosovo's path to EU membership. Visa liberalisation is overdue and must follow now. #SAA
— Lukas Mandl (@lukasmandl) April 1, 2021